
Italia ndërkohë po vë në pozitë të vështirë kryeministrin e vendit, Giuseppe Conte, i cili në pranverë fitoi mbështetjen në popull për mënyrën si e përballoi situatën pandemike, por nuk rezulton kështu në valën e dytë.
Nga dëshira për të mos mbyllur vendin, është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja ditore dhe si pasojë edhe vështirësuar situata ekonomike.
Pothuajse 73 000 biznese janë mbyllur në Itali për shkak të epidemisë së COVID-19, sipas një studimi nga agjencia kombëtare e statistikave.
Sipas ISTAT, 85% e bizneseve të mbyllura janë ndërmarrje të vogla, me më pak se nëntë persona, zakonisht qendra sportive, hotele të vogla, dyqane me pakicë. (A2 Televizion)