Pandemia në Kosovë, brenda 24 orëve dyfishohet numri i rasteve të reja

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 15:14 | Kosova
Pandemia në Kosovë, brenda 24 orëve dyfishohet numri i rasteve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka deklaruar 234 raste të reja me COVID-19, më shumë se dyfish nga dita e djeshme, ku ishin 109 infeksione. Qyteti me më shumë infeksione mbetet Prishtina me 88 raste.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 7 viktima, nga 8 që ishin një ditë më parë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 51 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë, ndërkohë që numri i rasteve aktive është mbi 8 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos