
Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar 109 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në Kosovë. Vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina me 54 infeksione ditore.
Në total, që nga nisja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar afro 60 mijë raste të reja, prej të cilave 9162 mbeten aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40 423 raste, kurse i rasteve aktive është 9162. (A2 Televizion)