Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe mbi 110 raste

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 15:05 | Kosova
Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe mbi 110 raste

Kosova ka shënuar tri viktima nga koronavirusi, këtë të hënë, për një total prej 656 humbje jetësh.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 828 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 118 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 17.009, ndërsa numri i rasteve aktive është 1637.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë, për një total prej 14.716 pacientësh të shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos