
Në Maqedoninë e Veriut vendoset sot në lidhje me masat kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ditën e hënë përfundon afati 12-ditor i vendosur nga autoritetet për përdorimin e orës policore, por shifrat e reja të të infektuarve nuk flasin për përmirësim. Të shtunën, vendi regjistroi edhe shifrën më të larte ditore të viktimave me 24 të tillë.
Sikurse deklaroi për mediat, ministri i Shëndetësisë, Felipçe, qeveria do të respektojë mendimin e ekspertëve, por mbetet e gatshme të zbatojë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme. (A2 Televizion)