
Britania e Madhe regjistroi të martën 241 humbje jetësh nga koronavirusi, duke shënuar një rekord fatalitetesh.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, kjo shifër është trefish më e lartë se 80 vdekjet e raportuara të hënën.
Në secilin rast, pacientët kanë humbur jetën brenda 28 ditëve nga testimi i parë pozitiv për koronavirus, shpjegoi qeveria.
Përpos numrit të lartë të humbjeve të jetëve, vendi regjistroi 21,331 raste të reja me koronavirus.
Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen. (A2 Televizion)