Ndotja, “pandemia” e dytë që po vret Indinë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 07:59 | Bota
Ndotja, “pandemia” e dytë që po vret Indinë

Prej një kohe shumë të gjatë, India përballet me problemin e ajrit tejet të ndotur. 21 nga 30 qytetet e saj rezultojnë me ajrin më të ndotur në botë, sipas raportit zyrtar për cilësinë e ajrit.

Nju Delhi renditet në vend të parë si qyteti më i ndotur ndërsa niveli i papastërtive në ajër është 20 herë më i lartë nga ajo çka Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron “të sigurt”.

Kjo ka shkaktuar sipas OBSH, pasoja të rënda në shëndetin e qytetarëve, kryesisht te mushkëritë e fëmijëve dhe probleme të frymëmarrjes.

Sipas indeksit që mat cilësinë e ajrit, Nju Delhit do t’i duhen 10.2 vite kohë për të pastruar ajrin, thjesht për ta çuar atë në standardet e OBSH.

Për herë të parë ndër vite, vetëm në muajin mars kur nisi pandemia dhe Nju Delhi ishte në karantinë kombëtare, banorët arritën të shohin qiellin ngjyrë blu e nga kilometra larg mund të dalloje me sy të lirë Himalajet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos