Pandemia nuk i ndal, në gusht mbi 800 mijë turistë nga Kosova

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 12:25 | Aktualitet

Muaji gusht ka shënuar fluksin më të lartë të turistëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë 31 ditëve të këtij gushti janë futur në Shqipëri mbi 813 mijë turistë.

Edhe pse flitet për një fluks të lartë, sërish kjo shifër është më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 “Në 2019 kanë ardhur gjithsej 1 milion e 324 mijë persona, ndërkohë që këtë muaj kanë hyrë 813 mijë persona, 39% më pak se viti i kaluar”, thotë Nexhmi Krasniqi,  drejtor i Policisë Kufitare, në veriperëndim të Kosovës.

Sakaq pas javës së parë të shtatorit, janë regjistruar 90 mijë persona hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë me 19 mijë automjete.

Nexhmi Krasniqi

Ndërkohë fluksi i lartë i lëvizjeve, ka shtuar edhe tentativat e trafiqeve të lëndëve të ndaluara në kufi, ku përveç kapjes në sasi të vogla, nuk kanë munguar as ato me sasi më të mëdha.

Policia kufitare e Kosovës ka kapur 13 raste të trafiqeve të drogës nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, nga të cilat edhe një rast ku janë kapur 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos