“Përgjegjësve t’u vihet zjarri”, Tarkan ka një apel për drejtësinë turke

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 20:32 | Bota

Këngëtari i njohur turk, Tarkan, ka lëshuar një apel të fortë për të gjitha institucionet përgjegjëse, që sipas tij, do të mund të kishin shmangur humbjen e mijëra jetëve si pasojë e tërmetit, nëse do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

Madje, irritimi i tij me “përgjegjësit” ka arritur deri aty sa ka thënë: “t’u vihet zjarri”.

“Kombi ynë nuk e meriton këtë. E di që është nënvizuar shumë herë, por nuk mund të mos e them. Nëse autoritetet kompetente do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve dhe do të ishin marrë masat e nevojshme paraprakisht, shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti nuk do të kishte ndodhur në vendin tonë. Këta njerëz paguan me jetën e tyre çmimin e neglizhencës." (A2 Televizion)

Tarkan
https://a2news.com/2023/02/15/te-perfitosh-nga-fatkeqesia-arrestohet-shoferi-i-kamionit-shiti-ne-treg-ndihmat-e-mbledhura-per-te-prekurit-nga-termeti/
https://a2news.com/2023/02/15/hyn-ne-spital-dhe-kerkon-te-rrembeje-foshnjen-e-porsalindur-arrestohet-polici/
https://a2news.com/2023/02/15/pamje-qe-te-thyejne-zemren-momenti-kur-familjaret-identifikojne-viktimat-nen-rrenoja-nga-fotografite-e-pasaportes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos