Për herë të parë nga nisja e luftës, Ukraina nis prodhimin e predhave me një shtet të NATO-s

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 19:53 | Bota
Për herë të parë nga nisja e luftës, Ukraina nis

Ukraina ka nisur prodhimin e predhave të të artilerisë me një vend të NATO-s. Lajmin e bëri të ditur prodhuesi shtetëror i armëve në Kiev.

Detaje se me cilin shtet të NATO-s do të nisi bashkëpunimi nuk u dhanë për arsye sigurie. Por ajo që u bë e ditur është që ky shtet ndodhet në Evropën qendrore.

Në deklaratë thuhej se dy vendet janë bashkuar për të nisur prodhimin e predhave mortajë 20 mm, municione që janë të kërkuara në Ukrainë.

Emergjenca për këto predha është produkti jonë i parë i bashkëpunimit me një vend të Aleancës,” tha Natalia Sad, një zëdhënëse e Ukroboronprom.

“Nuk do të përfundojë me predha, shumë shpejt do t’ju tregojmë produkte të tjera që do të prodhohen me vendet partenere.”

Sad shtoi se ekipe të lëvizshme janë duke punuar për të riparuar 90 deri në 95% të pajisjeve ushtarake dhe automjeteve të blinduara pranë fronit.

Kur dëmet kanë qenë të rënda, pajisjet janë dërguar në pika prodhimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos