Momente paniku ka kaluar banorët e disa rajoneve në Peru pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme që erdhën nga vullkani Ubinas, të cilat tronditën vendin.
Ubinas, një prej vullkaneve më aktivë në Peru, lëshoi hi dhe tym që arritën deri në një lartësi mbi 3500 m.






Instituti Vullkanologjik, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet po monitorojnë me kujdes situatën dhe iu kanë kërkuar banorëve që jetojnë poshtë malit që ndodhet vullkani që të evakuohen nga banesat e tyre, deri në një urdhër të dytë. (A2 Televizion)