Panik te pasagjerët, avioni merr zjarr gjatë uljes në pistë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 08:57 | Bota

Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku, pasi ai shpërtheu në flakë kur u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.

Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të tejnxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë.

Ekipet e evakuimit shkuan menjëherë në pistë dhe fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos