Papa, letër libanezëve dhe apel ndërkombëtarëve: Ndihmoni Libanin! Do ta vizitoj së shpejti

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 12:42 | Bota
Papa, letër libanezëve dhe apel ndërkombëtarëve:

Papa Françesku i ka drejtuar një thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Libanin dhe njofton se ai do të vizitojë vendin sa më shpejt të jetë e mundur.

"Dashuria për njerëzit e dashur libanezë, të cilët unë pres t’i vizitoj sa më shpejt të jetë e mundur, e kombinuar me shqetësimin e vazhdueshëm dhe të Selisë Apostolike, më shtyn t'i drejtohem edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare.

Le ta ndihmojmë Libanin të qëndrojë larg konflikteve dhe tensioneve rajonale. Le ta ndihmojmë atë që të dalë nga kriza serioze dhe të rimarrë veten”, shkruan Papa Françesku në letrën drejtuar Libanit me rastin e Krishtlindjeve.

Letra i drejtohet Kardinalit Bechara Boutros Rai, President i asamblesë së Patriarkëve Katolike dhe Ipeshkvijve në Liban dhe të gjithë libanezëve, pavarësisht nga përkatësia e bashkësisë dhe përkatësisë fetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos