“Paqja do të bëhet më e afërt sot”, Zelensky mbërrin në Hiroshima për samitin e G7

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 09:45 | Bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Hiroshima me një avion francez nga aeroporti i Jeddah në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe.

Pamjet e drejtpërdrejta nga stacionet televizive japoneze treguan presidentin ukrainas duke mbërritur me avionin e qeverisë franceze në aeroportin e Hiroshimës.

Ai doli nga avioni, zbriti me nxitim nga shkallët, shtrëngoi duart shkurtimisht me zyrtarët pritës dhe hyri në një makinë që priste.

Presidenti ukrainas do të marrë pjesë personalisht në ditën e fundit të samitit të G7 në Japoni, ku do të ketë takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin.

 “Siguria dhe bashkëpunimi i zgjeruar për fitoren tonë. Paqja do të bëhet më e afërt sot”, u shpreh  Zelensky në Telegram, menjëherë pas uljes.

Kjo vjen pasi SHBA-ja tha se do të lejonte aleatët e saj perëndimorë të furnizonin Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar, përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë të avancuar dhe Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një "vendim historik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos