All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

"Makthi mbaroi, më në fund në shtëpi", Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 21:46 | Bota
"Makthi mbaroi, më në fund në shtëpi", Berlusconi
All - Paragraf - 1

“Të dashura mikesha dhe miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut të Forza Italia, Silvio Berlusconi, pas largimit të tij nga spitali San Raffaele në Milano ku qëndroi i shtruar për shkak të pneumonisë, si pasojë e leuçemisë mielomonocitare kronike.

"Një emocion i pabesueshëm, një lehtësim i madh. Ishte një periudhë e mundimshme dhe e vështirë, por pas errësirës fitova përsëri. Falë Zotit dhe të gjithë juve që nuk më keni lënë kurrë të mungojë afërsia juaj, ngrohtësia dhe dashuria juaj, nuk u ndjeva kurrë vetëm dhe vazhdova të kem shpresë dhe besim”, ka shkruar Berlusconi.

All - Paragraf - 3

"Makthi ka mbaruar dhe pasi kam lexuar mesazhet e shumta përshëndetëse të marra, dua të falënderoj secilin prej jush që ka vendosur të kushtojë një mendim të dashur për mua. Rroftë jeta, gjithmonë!", thekson lideri i Forza Italia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos