All - Paragraf - 1
Juventusi do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Milanin në Serie A, një takim që pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të kampionatit.
Në prag të këtij takimi, trajneri Pirlo ka marrë një lajm të keq, mbrojtësi Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
All - Paragraf - 3
Futbollisti është vendosur menjëherë në izolim, larg pjesës tjetër të ekipit, që do t’u nënshtrohet sërish nesër tamponëve të radhës para sfidës ndaj Milanit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardhezi, që thekson se lojtari ka simptoma të lehta. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2