Para takimit me Ramën, Charles Michel përgatit qofte me Vuçiç

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 10:36 | Ballkani
Para takimit me Ramën, Charles Michel përgatit qofte me

Presidenti i Këshilli të Europës, Charles Michel, në ditën e parë të vizitës në Ballkanin Perëndimor është ndalur në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lideri serb ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me zyrtarin e lartë europian, teksa përgatit qofte në zgarë.

“Përgatitëm qofte së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, shkruan Vuçiç.

Pas darkës në Serbi me Vuçiç, Michel ka udhëtuar drejt Tiranës, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos