All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Para xhamisë pa ferexhe, e arrestojnë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:35 | Bota
Para xhamisë pa ferexhe, e arrestojnë
All - Paragraf - 1

Një grua në Iran është vënë në pranga “për fyerje të ligjeve islamike” pasi u shfaq duke ecur me biçikletë përpara një xhamie pa ferexhe.

Lajmi konfirmohet dhe nga agjencia e lajmeve IRNA e cila citon guvernatorin e Najafabadit që shprehet se gruaja është arrestuar për shkelje dhe fyerje të normave të velit islamik.

All - Paragraf - 3

Gruaja është filmuar nga disa persona ndërsa pedalon biçikletën me flokët e lëshuara dhe duke valëvitur dorën. Sipas agjencisë IRNA gruaja provokoi reagimin e rezidentëve dhe klerikëve në Najafabadit.

Sipas ligjit islamik në fuqi në Iran prej revolucionit të vitit 1979, gratë duhet të mbajnë ferexhe që mbulon kokën dhe qafën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos