
Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë është drejt kolapsit të plotë. Këtë paralajmërim e japin anëtarët e Dhomës së Avokatisë së Korçës, sipas së cilëve procesi i vetingut ka lënë pa gjyqtar këtë gjykatë.
Sipas avokatëve, paradoksi në Gjykatat e Korçës qëndron edhe në faktin se vendimet e gjykatave të shkallës së parë, të cilat dërgohen në Apel, gjykohen sërish nga gjyqtarë të shkallëve të para, gjë e cila nuk është e ligjshme, edhe pse kjo zgjidhje është në kushtet e emergjencës dhe mungesës së gjyqtarëve. (A2 Televizion)