Paralajmërimi i BE, Franca dhe Italia rrezikojnë të shkelin rregullat fiskale

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 16:38 | Bota
Paralajmërimi i BE, Franca dhe Italia rrezikojnë të shkelin

Projektbuxhetet e qeverisë Italiane dhe Franceze për 2020 rrezikojnë të shkelin rregullatorin e Bashkimit Europian për reduktimin e deficitit.

Paralajmërimi vjen nga Komisioni Europian, që kritikoi Parisin dhe Romën. Ekzekutivi I BE-së, që monitoron buxhetet e shteteve të eurozonës, thotë se edhe të paktën 6 vende të tjera anëtare rrezikojnë të thyejnë rregullat.

Zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Vladis Dombrovskis, shton se nivelet e larta të borxhit ulin aftësinë e shteteve për të përballuar krizat ekonomike. Ai ftoi këto vende që të ndërmarrin masat e nevojshme për të qëndruar në përputhje me rregullatorin e BE-së. Opinioni i Komisioni është pjesë e përpilimit vjetor të buxheteve kombëtare të shteteve anëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos