All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Paralajmërimi i SHBA: Rusia dhe Irani sulmojnë sistemet kompjuterike amerikane

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 22:01 | Bota
Paralajmërimi i SHBA: Rusia dhe Irani sulmojnë sistemet kompjuterike
All - Paragraf - 1

Rusia dhe Irani po shtojnë sulmet kundër rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane. Është ky paralajmërimi që vjen nga zyrtarët amerikanë, sipas të cilëve dy vendet   po forcojnë fushatat e tyre të dezinformimit, për të tronditur besimin e votuesve në prag të zgjedhjeve.

Paralajmërimi i zyrtarëve të zbulimit dhe të sigurisë zgjedhore vjen pas deklaratave të drejtorit të zbulimit kombëtar, i cili fajësoi Iranin për sulmin e parë të bujshëm ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke akuzuar Teheranin se qëndron pas mijëra emaileve të falsifikuara me synimin për të frikësuar votuesit.

All - Paragraf - 3

Sipas Byrosë Federale të Hetimit dhe Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës së Sigurisë, emailet e dërguara si dhe aftësia e Rusisë dhe e Iranit për të hyrë në informacionin e regjistrimit të votuesve, janë vetëm fillimi i një fushate më të madhe për të minuar zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit.

Sipas tyre, sulmet e Rusisë filluan në shtator dhe kishin në shënjestër dhjetëra rrjete të qeverive lokale dhe shtetërore në aktivitete nga më të ndryshmet, nga aviacioni e deri te arsimi.

Ata nuk dhanë detaje shtesë në lidhje me veprimet ruse, apo se cilët serverë qeveritarë ishin komprometuar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos