Paralajmërimi në SHBA: Mos shpërndani kartën e vaksinimit në rrjete sociale

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 12:20 | Bota
Paralajmërimi në SHBA: Mos shpërndani kartën e vaksinimit

Mashtrimi më i fundit në Shtetet e Bashkuara ka të bëjë me kartën e vaksinimit ndaj Covid-19.

Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët e imunizuar që të mos e publikojnë në internet certifikatën e tyre. Në to ka informacione personale, si emri i plotë, datëlindja dhe ku është injektuar vaksina.

Mashtruesit nuk mjaftohen vetëm me këto të dhëna, por e përdorin atë si model për të krijuar certifikata false. Një metodë e njëjtë është raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se një praktikë e tillë të nisë edhe në SHBA. Ata rekomandojnë që në internet të publikohen vetëm fotografi gjatë vaksinimit ose të krahut ku është bërë injektimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos