Një qendër vaksinimi kundër koronavirusit në stadiumin “Dodger” në Los Angeles u mbyll për më shumë se një orë, si pasojë e një proteste të dhjetëra personave që janë kundër vaksinimit.
Më shumë se 50 protestues penguan personat që do të vaksinoheshin në këtë qendër duke iu zënë rrugën për të mos kaluar.
Ata mbanin në duar pankarta ku mohonin efektivitetin e vaksinave dhe i thërrisnin njerëzit në radhë “të mos bëheshin minj laboratori”.
Për këtë arsye, hyrja për në qendrën e vaksinimit u mbyll për disa orë, ndërkohë që ndërhyrja e policisë bëri që protestuesit të shpërndaheshin duke mos u shënuar incidente të mëtejshme. (A2 Televizion)