Parandalimi i vrasjes, zbulohet emri i personit që do të ekzekutohej

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 13:57 | Kronikë
Parandalimi i vrasjes, zbulohet emri i personit që do të ekzekutohej

Policia e Lezhës thotë se ka parandaluar një vrasje që do të realizohej në Tiranë. Blutë kanë vënë në pranga 3 persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Burime nga policia për A2 CNN, konfirmojnë se personi që dyshohej se do të ekzekutohej nga Edmir Vlashi dhe Hektor Vlashi është Preng Paluca.

Këtij të fundit, bashkë me bashkëshorten, Antonetën, i është bërë atentat pranë shtëpisë në datën 7 gusht në Kamëz, ndërsa mbetën të plagosur.

Të arrestuarit nuk kanë deklaruar asgjë para hetuesve. Hektori dyshohet se ka pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca, në Kamëz. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/08/u-parandalua-nje-vrasje-policia-arreston-3-persona-sekuestron-eksplozive-automatike-e-municione/

A2 CNN Livestream

Latest Videos