Kati i parë i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës.
Policia bën të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 20:05, në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi", në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe.
Zjarrfikësit vunë nën kontroll flakët, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)