Kapet pajisja për prodhimin e kriptomonedhave në Morinë, sekuestrohet dhe një sasi e madhe eurosh

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 17:04 | Kronikë
Kapet pajisja për prodhimin e kriptomonedhave në Morinë,

Policia Kufitare në Morinë ndaloi një shtetas maqedonas të cilit iu kap një sasi e madhe eurosh të cilat nuk i kishte deklaruar si dhe një makineri për prodhimin e kriptomonedhave.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara u ndalua në vijën e dytë të kufirit shtetasi B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, të cilit iu gjetën 39 mijë euro.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos