Paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia shoqëron 12 persona

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 07:59 | Kronikë
Paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia shoqëron

Një 39-vjeçar është paraqitur në orët e para të mëngjesit në spital me një plagë në këmbë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri, duke vënë menjëherë në lëvizje policinë.

Pas hetimeve, 39-vjeçari Sh. M. dyshohet të jetë konfliktuar me disa persona të tjerë në afërsi të një lokali te rrethrrotullimi i Saukit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Deri në këto momente, shërbimet e policisë kanë shoqëruar 12 persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen dhe po punojnë për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos