Parashikimi i motit: 11 qershor 2021

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 11 qershor 2021

Orët e para të ditës do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare dhe vetëm reshje të pakta në zonat malore. Duke iu afruar mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit, përveç vijës bregdetare ku sërish priten momente të shkurtra me shira të dobët. Vonë pasdite parashikohet përmirësim i motit në territor.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera të pandryshuara; vlerat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 9 në 30°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites dhe mbrëmjes nga drejtimi veriperëndimor, por mesatare dhe përkohësisht e fortë gjatë mesditës kur dallgëzimi në brigjet tona perëndimore do të ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos