
Një tjetër ditë e ftohtë dhe kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin. Temperaturat e mëngjesit kanë zbritur në -6°C, në zonat e thella malore, ndërsa deri 3°C në zonat e ulëta.
Mesdita, megjithëse me kthjellime, vijon me rënie të vlerave termike duke shënuar jo më lart se 13°C në bregdetin jugperëndimor.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke ruajtur drejtimin verilindor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në bregdet mbetet rreth 2 ballë. (A2 Televizion)