Parashikimi i motit: 15 shkurt 2021

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 07:46 | Moti
Parashikimi i motit: 15 shkurt 2021

Mot i kthjellët, por shumë i ftohtë mbizotëron këtë të hënë në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë jugu në pjesën e parë të ditës. Pasditja sjell vranësira kalimtare në të gjithë territorin, më të shpeshta në zonat malore, ku në zona të izoluara nuk do të mungojnë edhe reshjet e papërfillshme të dëborës.

Temperaturat mbeten të ulëta në të gjithë vendin, deri në -16 gradë në zonat e thella në veri, po ashtu nga -5 në 0 gradë luhaten vlerat e mëngjesit edhe në zonat e ulëta të vendit.

Mesdita sjell 2-3 gradë rritje, por pa mundur t'i kalojë në vlera pozitive maksimumet e zonave malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta termometri maksimumi luhatet nga 3 në 7 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në Jug dhe Qendër, ndërsa herë pas here, e fortë në zonat veriore ku shpejtësia e erës do të arrijë rreth 75 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor gjatë gjithë së hënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos