Parashikimi i motit: 19 prill 2021

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 07:22 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 19 prill 2021

Vijojnë vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut në të gjithë vendin, ndërsa kthjellime të shkurtra do të ketë deri pasdite. Reshjet pakësohen afër mbrëmjes, por herë pas here bëhen prezente në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes duke variuar nga 3 në 11 gradë, ndërsa mesdita do të shënojë një rënie me 2-3 gradë të vlerave maksimale për shkak të prezencës së reshjeve; maksimumet sot luhaten nga 9 në 15 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare në tokë dhe det nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi vijon i ulët në brigjet detare shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos