
Moti do të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, ku kthjellime e vranësira ndërrojnë vendet gjatë gjithë ditës duke sjellë reshje shiu, më të konsiderueshme në veri gjatë pasdites e mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes e mesditë, duke variuar nga -1°C në mbi 15°C.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugor, deri pas mesditës, kur era forcohet në tokë, por kryesisht në det ku dallgëzimi do të ngjitet sërish në 5-6 ballë. (A2 Televizion)