Parashikimi i motit: 20 mars 2021

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 07:58 | Moti
Parashikimi i motit: 20 mars 2021

Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta të karakterit lokal do të ketë sot deri në mesditë kur reshjet përfshijnë jugun dhe zonat qendrore.

Nga pasditja dhe në vijim, priten reshje mesatare në jug dhe zonat lindore, ndërsa reshje më të pakta në veri. Bora do të zbresi në lartësinë 500 metra në niveli i detit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes, duke shënuar minimumin prej 0 grade celsius, ndërsa një rënie të lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur maksimumin termik nga 5 gradë në zonat malore, deri 12 gradë në bregdet.

Era do të fryjë e lehtë, deri mesatare, në pjesën më të madhe të vendit, por deri e fortë në luginën e Drinit dhe bregdetin veriperëndimor gjatë mbrëmjes. Drejtimi i erës do të jetë verior-verilindor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos