Parashikimi i motit: 9 mars 2021

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 07:38 | Moti
Parashikimi i motit: 9 mars 2021

Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta do të ketë qendra dhe kryesisht veriu i vendit, por me kthjellime e vranësira dhe pa reshje paraqiten zonat jugore. Kjo tablo sinoptike vijon deri në mbremje kur reshjet fuqizohen në veri dhe qendër, ndërsa gjatë natës reshjet shtrihen në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të temperaturave si pasojë e qarkullimit jugor të masave ajrore, të cilat do të rrisin vlerat maksimale mbi 16 gradë në perëndim të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites nga drejtimi verior, ndërsa pasditja sjell forcim të erës jugore në hapësirat detare dhe bregdet ku shpejtësia e saj arrin mbi 55km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos