
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë të gjithë vendin këtë të enjte. Më të dendura, vranësirat do të jenë në zonat jugore, ku priten edhe reshje të pakta në zona të izoluara.
Ndërsa pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike fillimisht në veri dhe gradualisht, vranësirat largohen edhe nga Qendra dhe zonat Jugore. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dyja vlerat e ditës, duke variuar nga -6°C në 12°C.
Era do te fryjë mesatare duke arritur shpejtësi prej 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det, vijon dallgëzimi 2-3 ballë. (A2 Televizion)