Parashikimi i motit, 24 shkurt 2021

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 07:27 | Moti
Parashikimi i motit, 24 shkurt 2021

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta kalimtare priten sot në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa vonë pasdite, vranësirat bëhen të dukshme në veri dhe zonat lindore, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat do të shënojnë një tjetër rritje me të paktën 2 gradë, ndërsa vlerat ditore do të luhaten nga 2 në 19 gradë celsius.

Era do fryjë veriperëndimore; e lehtë në tokë, por mesatare në det duke arritur shpejtësinë deri 30 km/h në brigjet jugore, ku dallgëzimi ngjitet deri në 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos