
Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë paraditja, por mesdita sjell vranësira të dukshme në territor, më të zhvilluara në veriperëndim dhe skajin jugor ku priten shira afatshkurtër.
Të njëjtat kushte të motit vijojnë në mbrëmje edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, vlerat ditore luhaten nga 5 në mbi 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri pas mesditës kur era forcohet në tokë dhe det, kryesisht në Adriatik ku aktivizohet dallgëzimi mbi 3 ballë. (A2 Televizion)