Kërkohet ndihmë nga qeveria, lagjja "Teqe" në Libohovë e rrezikuar nga rrëshqitja e tokës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 16:20 | Aktualitet

Erozioni i tokës prej vitesh po rrezikon një lagje të re në bashkinë e Libohovës në qarkun e Gjirokastrës. Me dhjetëra banesa tashmë kanë krijuar çarje në mure, ndërsa bashkia është e pafuqishme nga ana financiare, qoftë edhe për të studiuar fenomenin apo të hartojë një projekt për ndërhyrje. Kërkesat për ndihmë nga qeveria deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Me dhjetëra banesa në lagjen Teqe në Bashkinë e Libohovës rrezikojnë shembjen si pasoje e erozionit dhe shkarjes masive të tokës. Dëmet e shkaktuara në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa rreziku për një tragjedi të mundshme është prezent për banorët.

Kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi

Ata kanë pohuar se kjo situatë vijon prej vitesh dhe pavarësisht ankesave, deri më sot nuk është marrë asnjë masë. “Kërkojmë një fond nga shteti, të paktën ta ndërtojmë vete. Kanë ikur të gjitha muret”, thonë banorët.

Lidhur me këtë shqetësim, kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi pranon situatën emergjente ndërsa thotë se institucioni qe ajo drejton nuk ka mundësi financiare as për të bërë projektin e ndërhyrjes.

Erozioni ka qenë një problem i vazhdueshëm në disa lagje të bashkisë Libohovë, ku në disa raste janë evakuuar familjes si masë për të parandaluar tragjedi të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos