
Kthjellime dhe alternime vranësirash mbizotërojnë motin në territor deri afër mesditës kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta.
Orët e pasdites sjellin vranësira të dendura dhe reshje të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa mbrëmja dhe nata mbeten me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3 gradë në të dyja vlerat ditore, të cilat në rang vendi do të luhaten nga 4 në 20 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe det deri pasdite kur ajo bëhet deri e fortë në det nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigje do të ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)