
Shpërndarja e bazës materiale në qendrat e votimit është një sfidë më vete për KZAZ nr. 2 të Shkodrës që mbulon qendrat e votimit të njësive administrative nga Velipoja në Dukagjin. Sfida qëndron në faktin që në zonat e thella malore si në Theth, rruga vijon të mbetet e bllokuar dhe ka vështirësi në furnizimin e rregullt me energji elektrike.
Por sekretari i KAZAZ nr. 2 shpreson se do të përdoret një tjetër rrugë më e gjatë, për të dërguar materialet, ndërsa shprehet që janë marrë masat edhe për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike.
Në qarkun e Shkodrës janë thirrur në votime në datën 25 prill, mbi 272 mijë persona që do të ushtrojnë të drejtën e votës në 411 qendra votimi. (A2 Televizion)