Parashikimi i motit: 24 gusht 2021

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 07:16 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 24 gusht 2021

Moti i kthjellët mbetet mbizotërues në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit sot nuk shënojnë ndryshime të ndjeshme, përjashtuar një rënie të lehtë në veri dhe verilindje ndërsa do të ruhen vlerat skajore të ditës nga 16 në 36°C.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor gjatë gjithë ditës, por sërish mesdita sjell forcim të përkohshëm të erës në ultësirën perëndimore duke aktivizuar dallgëzim 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos