Vaksinat kineze, kardiologu Fahri Beqa: Të vaksinuarit të marrin një dozë të tretë me Pfizer ose Moderna

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 13:54 | Aktualitet
Vaksinat kineze, kardiologu Fahri Beqa: Të vaksinuarit të marrin

Doktori shqiptar në Gjermani, kardiologu Fahri Beqa ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 ku bëri një përmbledhje të situatës së pandemisë së koronavirusit në botë dhe në Shqipëri.

Kardiologu Beqa shprehu mendimin e tij se personat e vaksinuar me vaksinën kineze në Shqipëri duhet të bëjnë një dozë të tretë me Pfizer ose Moderna për të rritur më shumë imunitetin.

“Në Gjermani janë vaksinuar me 4 vaksinat e miratuara nga EMA. Në fillim nuk kishte të drejtë zgjedhjeje. Shumica e popullsisë u vaksinuan sipas rekomandimeve shëndetësore nga autoritetet. Por tashmë qasja është më e lehtë dhe sasia është më e madhe dhe qytetarët mund të marrin vaksinën që duan. Vetëm të rinjtë e kanë të rekomanduar Pfizer. Të gjitha vaksinat kanë treguar efektivitet sidomos kombinimi i Astrazeneca me Pfizer. E di që në Ballkan ka pasur mungesë të këtyre vaksinave dhe shumica e njerëzve janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse. Rekomandimi im për këta njerëz që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze është që të paktën dozën e tretë ta bëjnë me Pfizer ose me Moderna”, u shpreh mjeku Beqa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos