
Gjon’s Tears, i riu që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizionin e këtij viti, me këngën “Tout L’Univers” ngjitet këtë të hënë në skenën e inprovizuar të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Artisti shqiptar që fitoi vendin e parë nga votat e jurisë profesioniste dhe vendin e tretë me votat e publikut në Festivalin Europian të Këngës, nuk mbërrin në Prishtinë vetëm për të kënduar, por edhe për të ndarë mendimin e tij mbi muzikën që Gjoni vetë krijon.
Mbrëmja që mban titutllin: “Ta zbardhi fytyrën” nis në ora 19.00 dhe në amfiteatrin e Bibliotekës universitare do të performojë edhe Gjon Tears.
Media në Kosovë njofton se artisti është pritur gjatë mesditës edhe nga kryeministri Albin Kurti, që e ka përgëzuar të riun për arritjet e deritanishme.
“Për shkak të rrethanave pandemike, jemi detyruar që kjo mbrëmje të bëhet me masa kufizuese, ku të pranishëm mund të jenë vetëm ata që kanë ftesa”, ka thënë Adriana Pajaziti, drejtuesja e këtyre takimeve artistike që këtë vit festojnë edicionin e tyre të katërt. (A2 Televizion)