Parashikimi i motit: 26 prill 2021

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 26 prill 2021

Paraditja e kësaj të hëne do të jetë me kthjellime të shumta dhe vranësira të pakta. Mesdita dhe orët vijuese shtojnë vranësirat në territor, më të shpeshta në zonat veriore ku mbrëmja dhe orët e natës sjellin shira të dobët.

Temperaturat do të rriten në të dyja vlerat ditore duke bërë që vlerat minimale/maksimale në rang territori të luhaten nga 6 në 25 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri pas mesditës, ku bëhet mesatare në territor, por deri e fortë në det, nga drejtimi jugor, ndërsa dallgëzimi në brigje ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos