Dita e zgjedhjeve, fermeri në Lushnjë: Vota e rëndësishme, por kam prioritet tokën

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 16:54 | Aktualitet
Dita e zgjedhjeve, fermeri në Lushnjë: Vota e rëndësishme,

Jo të gjithë e përjetojnë ankthin e rezultatit që do të shpallë fituesin e zgjedhjeve. Në Lushnjë, reporterja jonë Ornela Joti, bisedoi me një qytetar që ndonëse i vetëdijshëm mbi rëndësinë e votës, tregoi se në jetën e tij kishte të tjera prioritete.

Nëse kryefjala e ditës sot janë zgjedhjet, për Pëllumbin nga Lushnja është toka. Ajo është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij, ndaj edhe këtë ditë votimesh nuk ka bërë ndryshe nga e përditshmja.

37-vjeçari, i cili merret familjarisht me kultivimin e fidanëve të ullirit, na tregon se do të votojë, por pasi të ketë mbaruar punët e bujqësisë.

Gjatë një muaji ka dëgjuar premtime nga të gjithë përfaqësuesit politikë që i kanë shkuar në zonë, por ai e di fort mirë se toka do të jetë e nesërmja për të dhe familjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos