Parashikimi i motit: 29 gusht 2021

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 09:06 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 29 gusht 2021

Pjesa e parë e ditës sjell vranësira me shira të dobët në veri dhe një pjesë të zonave qendrore, por jugu mbetet me kthjellime dhe  vranësira kalimtare. Pasditja lokalizon shirat në skajin verior duke lënë pjesën më të madhe të vendit në kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjell rënie me 2-3°C duke ulur maksimumet vendorë në 23°C për zonat malore dhe në 28°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.

Era do të fryjë mesatare me drejtim veriperëndimor deri vonë pasdite kur era dobësohet duke marrë drejtim verior ndërsa dallgëzimi gjatë ditës arrin mbi 3 ballë në brigjet detare por ulet në 2 ballë, pasdite dhe në orët e mbrëmjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos