
Në Korçë nisi vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Korçës, Mikel Llogori tha se 400 persona do të marrin vaksinën kineze Sinovac.
Vetë të moshuarit, duket se e mirëpritën vaksinën. Ndërkaq, vijon procesi paralel për vaksinimin e persolenit mjekësor, mësuesve dhe pedagogëve.
Në Korçë janë hapur 19 qendra vaksinimi, duke nisur nga zonat më të largëta. (A2 Televizion)