
Kanë vijuar reshjet e shiut gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit, por edhe dëborë në zonat malore, mbi 700 m lartësi.
Reshjet vijojnë deri në mesditë, kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa reshje të pakta në zonat jugore. Pasditja largon reshjet gradualisht drejt kufirit lindor, duke sjellë në territor mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Temperaturat e ajrit janë ulur me 3-4 gradë gjatë mëngjesit, duke shënuar deri -2 gradë në zonat malore verilindore. Rënia vijon akoma më e theksuar gjatë pjesës së dytë të ditës, duke ulur vlerat maksimale deri në 5 gradë në verilindje, ndërsa maksimumi në rang vendi ulet në 15 gradë Celcius.
Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në brigjet detare nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës, ndërsa në det vijon dallgëzimi 5 ballë, kryesisht në brigjet jugore. (A2 Televizion)