Parashikimi i motit: 5 prill 2021

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 07:31 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 5 prill 2021

Sot, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat kanë vijuar me rënie gjatë mëngjesit duke variuar nga -3 në 7 gradë, ndërsa mesdita për shkak të kthjellimeve sjell një rritje me 2 grade të vlerave maksimale. Në zonat malore, termometri i mesditës do të ngjitet në 10 gradë ndërsa 15-16 grade pritet maksimumi termik në shtrirjen perëndimore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor dhe verior. Më e ndjeshme, shpejtësia e erës do të jetë në brigjet e Jonit ku dallgëzimi ngjitet deri 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos