
Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe momente të shkurtra me pika shiu kryesisht në veri dhe zonat qendrore. Nga mesdita dhe në vijim do të ketë shtim të kthjellimeve në të gjithë vendin, përjashtuar veriun ku vranësirat mbeten të shpeshta duke sjellë shira të pakët dhe të izoluar.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes duke zbritur në 15°C; rënia vijon me rreth 4°C gjatë mesditës kur maksimumet termike zbresin në 26°C për zonat e thella malore dhe jo më lart se 35°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë deri mesatare, por pas mesditës pritet forcim i përkohshëm i erës deri rreth orës 18 kur era dobësohet sërish. Drejtimi i erës gjatë gjithë ditës do të jetë verior dhe veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare mbetet 2-3 ballë; dallgët ngjiten në 5 ballë në det të hapur gjatë pasdites. (A2 Televizion)